Turqia vijon të jetë e përfshirë nga zjarret massive në zonat turistike, ndërsa pushuesit e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhrave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje.
Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojës bregdetare, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit.
Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja. Pamjet filmike tregojnë tymin dhe zjarrin që ka përfshirë një kodër afër bregut të detit.
Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë, shkoi në gjashtë vetë, pasi humbën jetën dy punonjës të pyjeve.
Që nga e mërkuara zjarret në Turqi kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike dhe detyruar evakuimin e njerëzve.
Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha të shtunën se 91 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll. Autoritetet shpallën zona fatkeqësish lagjet e prekura nga zjarri në pesë provinca.
Në qytetin e Bodrumit, janë evakuuar 3 hotele me turistë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 50 milionë lira turke (5.91 milion dollarë) janë dhënë për të plotësuar nevojat urgjente në zonat që kanë përjetuar shkatërrime dhe dëme materiale. Ai tha se Turqia po mobilizon të gjitha mjetet për të vënë nën kontroll flakët.
Ndërkohë, Rusia ka dërguar pesë avionë Il-76 dhe tre helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në luftën më zjarret që kanë shkatërruar jugun e vendit, sipas një deklaratë të qeverisë turke.
Presidenti Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike më presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje