Ka ndodhur

Radhë kilometrike në aksin Lezhë-Milot, turistët nga Kosova drejt plazheve shqiptare

Një fluks i madh automjetesh është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në superstradën Lezhë-Milot, duke shkaktuar një trafik të rënduar.

Pjesa më e madhe e automjeteve kanë mbërritur nga pushues nga Kosova për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Turistët vizitojnë kryesisht plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, si dhe të Velipojës në Shkodër.

Radhët e gjata kanë shkaktuar trafik të rënduar, ndërsa situata vështirësohet edhe për shkak të temperaturave të cilat në Kukës arrijnë deri në 38 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë