Sport

Kina kryeson tabelën e medaljeve, Italia hyn në 10-she me 2 të artat e fundit

Tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios e kryeson Kina, që në total ka fituar deri tani 51 medalje. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbajnë vendin e dytë, kanë më shumë medalje në total, 59, por kanë më pak të arta. Kina ka marrë 24 medalje të arta, kundrejt 20 të ShBA-ve.

Vendin e tretë e mban Japonia vendëse, me 31 medalje në total, 17 nga të cilat të arta. Po 31 medalje ka edhe Australia, por vetëm 14 prej tyre janë të arta. Në vend të pestë është Rusia, ose më saktë Komiteti Olimpik Rus, sipas emërtimit të zgjedhur nga CIO. Rusia ka 44 medalje në total, 12 të arta.

Renditja e deritanishme e medaljeve. Gazeta Si, 1 gusht 2021

Plotësojnë 10-shen më të mirë të Olimpiadës Britania e Madhe me 10 medalje të arta (32 në total), Franca me 5 të arta (21 në total), Korea e Jugut me 5 të arta (17 në total), dhe Italia e Holanda me nga 4 të arta, por italianët kanë 27 në total, kurse holandezët 10 më pak.

Italia ka arritur të futet në 10-shen më të mirë, falë dy medaljeve të fituara orët e fundit në atletikë, konkretisht nga Tamberi në kërcim së larti dhe Jacobs në garën e 100 metrave


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë