Ka ndodhur

Kanabis në pyjet e Gramshit, arrestohet inspektori. Nën hetim dy kryepleq

Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur nga policia në Gramsh. Policia bën me dije se janë konstatuar kultivimi i lëndëve narkotike në zonat e pyllëzuara të fshatrave Vidhan dhe Lemush.

Në pranga është  vënë A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh. Ndërkohë ka nisur hetimi për kryepleqtë e dy fshatrave: A. B. dhe B. J.

Ndaj inspektorit dhe dy kryepelqve rëndon akuza për veprën penale  “Shpërdorim detyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë