Ka ndodhur

Situata me zjarret, Rama: Ushtria meriton respekt, po përballet me flakët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve që ka përfshirë vendin preh 7 ditësh. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se për shuarjen e zjarreve është angazhuar ushtria për disa ditë me radhë.

Ai ka publikuar një video të Forcave të Ushtrisë që janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim.

Ai ka publikuar një video të Forcave të Ushtrisë që janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim.

“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve #SkaKohëPërPushim”.

Ndërkohë, me herët ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka zbritur në terren, duke theksuar se problematike situata mbetet vetën në Karaburun.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë