Bota

Rreth 700 të ftuar për 60-vjetorin, polemika për mega-festën e Barak Obamës

Më 4 gusht, Barak Obama do të mbushë 60 vjeç, por një polemikë ka shpërthyer tashmë për festën e ditëlindjes që ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përgatit.

Sipas gazetave “Axios” dhe “The Hill”, të ftuarit që do të shkojnë në rezidencën verore të Obamës në ishullin Martha’s Vineyard, në Massachusetts, duhet të jenë rreth 700 persona.

Sidoqoftë, sqarimet mbërrijnë nga stafi i Obamës. Të ftuarit, përfshirë George Clooney dhe Oprah Winfrey, të gjithë do të vaksinohen dhe festa do të zhvillohet jashtë në një ambient të hapur.

Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, ka specifikuar se presidenti aktual amerikan, Joe Biden, nuk do të jetë i pranishëm. Nuk është hera e parë që Obama organizon festa të mëdha ditëlindjeje. Kur mbushi 55 dhe 50 vjeç, ai organizoi festa në Shtëpinë e Bardhë me mysafirë si Jay-Z, Stevie Wonder, Tom Hanks, Chris Rock, Ellen DeGeneres, Paul McCartney.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë