Xhorxhio Kielini, kapiteni i Juventusit, ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me klubi baredhezi. Ai do të luajë me fanellën e Juventusit edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2023. Takimi me drejtusit e klubit gjatë paradites vulosi gjithçka sa i takon rinovimit.
“Kielini nuk është një problem”, – kishte pohuar presidenti Anjeli gjatë prezantimit të trajnerit Alegri, duke qartësuar se firma me mbrojtësin veteran ishte e sigurt. Tashmë është zyrtarizuar edhe kontrata dyvjeçare, me vështrimin drejt Botërorit të Katarit për numrin 3 të Juventusit. Kapiteni i Italisë, kampion Europe, e kaloi muajin korrik si i papunë.
OFFICIAL | @chiellini has renewed his Juventus contract! Ⓒ✍️⚪️⚫️ #Chiellini2023
— JuventusFC (@juventusfcen) August 2, 2021
Dashuria mes palëve zgjat prej 16 vitesh dhe do të jetë edhe më e madhe me kontratën e re. Kielini u bashkua me Juventusin nga Livorno, ditën e fundit të merkatos së verës së 2004-ës. Klubi toskan e thirri me urgjencë në Milano, ku takoi tre ish-drejtuesit e Juventusit, Betegën, Xhiraudon dhe Moxhin, gati për të mbyllur marrëveshjen.
Vitin e parë në Serinë A e luajti si i huazuar te Fiorentina, pastaj, në verën e 2005-ës nisi historia e tij e gjatë në Torino. Prej vitit 2018 ka marrë shiritin e kapitenit nga Bufon. Ja ku vjen edhe rinovimi për për të mbrojtur edhe për dy vjet ngjyrat bardhezi.
📃✍️ Ci sono ancora pagine di storia bianconera da scrivere. Insieme. Fino alla fine. ⚪⚫#Chiellini2023 pic.twitter.com/AEtDcHoXlU
— Giorgio Chiellini (@chiellini) August 2, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje