Paraqitja e mirë gjatë fazës përgatitore dhe ndeshjeve testuese u duk se kishte rritur shanset e sulmuesit të Kombëtares, Armando Brojës, për të qëndruar me ekipin ne parë të Çelsit, por situata ka ndryshuar dhe trajneri Tomas Tuhel nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri.
Sipas të gjitha gjasave, Broja do të huazohet përsëri nga Çelsi dhe së fundi emri i futbollistit kuqezi po qarkullon në Itali. Sulmuesi përflitet për një kalim të mundshëm tek Udineze. Fabricio Romano, një ekspert merkatoje në Itali, bën me dije se klubi italian i ka kërkuar Çelsit huazimin për një vit të Brojës. Ende nuk është bërë i qartë qëndrimi i klubit londinez pas kësaj kërkese.

Nëse do të provohej në Serinë A, do të ishte vërtet një sfidë për Brojën, i cili, pasi kaloi me sukses provën holandeze, mund të tregojë vlerat e tij në një kampionat elitar, siç është ai italian. Mund të jetë edhe testi i vërtetë për të bindur Çelsin se e meriton të jetë pjesë e ekipit të parë, ku aktualisht sulmuesit janë Verner, Abraham dhe Batçuaji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje