Brazili ka përmbushur parashikimet dhe ka dalë në finale të Lojërave Olimpike të Tokios në futbollin e meshkujve, por sa shumë ka vuajtur në gjysmëfinale ndaj Meksikës. Ka vuajtur për të shënuar dhe kualifikimin e ka arritur me ndihëmn e 11-metërshave, ku meksikanët gabuan me Aguirre dhe Vaskuez.
Koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën 0-0, ndërsa seria e penalltive u mbyll me fitoren 4-1 të Seleçaos. Brazilianët ishin të saktë në të këtarta penalltitë e gjuajtura, ku kapiteni Dani Alvesh, Martineli, Guimaresh dhe Reiner e çuan topin në rrjetë. Meksika shënoi vetëm një penallti me Rodriguez.
Për Brazilin është finalja e tretë olimpike radhazi: në Londër 2012 u mund pikërisht nga Meksika, kurse 4 vjet më pas erdhi titulli në Rio de Zhaneiro kundër Gjermanisë. Në finalen e së shtunës, që zhvillohet në Yokohama, Seleçao do të ndeshet me fituesin e Spanjë-Japoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje