Një grua dhe një fëmijë i mitur janë plagosur nga një aksident i ndodhur këtë të martës rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Xibrakë.
Sipas policisë, mjeti tip ”Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi serbe, është përplasur me mjetet tip “Wolksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë, dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Wolksvage”, shtetasja B.M., dhe i mituri L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje