Stemat me portretin e Maos që mbanin në gjoks dy kinezet Bao Shanju dhe Zhong Tianshi, gjatë ceremonisë së marrjes së medaljeve në çiklizmin sprint në Lojërat e Tokios, janë bërë menjëherë një çështje. CIO ka kërkuar shpjegime nga komiteti olimpik kinez, sepse ky gjest mund të vlerësohet si shkelje e rregullit 50 të Kartës Olimpike, që i ndalon sportistët të bëjnë propagandë politike në pod.
Një episod që ndodh një ditë pas çështjes që përfshiu sportisten amerikane që fitoi medaljen e argjendtë në hedhjen e çekiçit, Raven Saunders. Në pod ajo ngriti duart dhe i kryqëzoi te kyçet, duke bërë simbolin e mbështetjes për njerëzit e shtypur. Edhe në këtë rast CIO kërkoi shpjegime nga skuadra amerikane, por komitetit olimpik amerikan bëri me dije se nuk do ta ndëshkojë në asnjë mënyrë Saunders.

Javën e kaluar ishin futbollistet amerikane që u ulën në gjunjë para ndeshjes, por në këtë rast nuk ka shkelje të rregullit 50, që lejon manifestimet në fushë, por jo në pod.
“Kemi kontaktuar komitetin olimpik kinez dhe kemi kërkuar nëj raport”, – ka thënë zëdhënësi i CIO-s, Mark Adams. Distinktivët që tregojnë profilin e Maos janë mbajtur nga mijëra persona në vitet ‘60 për të treguar besnikëri ndaj kryetarit të Partisë Komuniste dhe revolucionit kulturor ultra-radikal të 1966-ës. Kreu aktual i partisë kineze, Xi Jinping, ka përdorur imazhin e Maos teksa kërkon të promovojë statusin e tij si lideri kinez që ka bërë historinë.
CIO prej kohësh ka bërë të ditur se politikisht është neutrale dhe se do ta mbajë këtë qëndrim për t’u dhënë mundësi 200 skuadrave të garojnë si të barabarta në Lojërat Olimpike. Rregullat e protestave të sportistëve në vendet olimpike janë zbutur pak pak javë para nisjes së Olimpiadës së Tokios. Gjestet dhe deklaratat lejohen brenda fushës para ndeshjeve dhe garave, por jo në kompeticion dhe ceremonitë e çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje