Ka ndodhur

Droga në Port, Policia informacion zyrtar: Automjeti u kap në Muriqan, në pranga shoferi

Policia ka zbardhur detaje të plota nga operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”, ku u kapën 14.3 kg kokainë. Në fillim u raportua se u kap në Portin e Durrësit por në fakt automjeti me 14.3 kg kokainë po hynte nga Muriqani i Shkodrës dhe aty u kontrollua fillimisht dhe më pas u dërgua për kontroll të specializuar në Portin e Durrësit.

Nga kontrolli i specializuar u konstatua se në kroskotin e makinës ishin fshehur pako me kokainë teksa u arrestuar menjëherë shoferi i ‘’Benzit’’, 42-vjeçari Besnik Ruçi, banues në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë