Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i pozitës kanë reaguar për situatën e rëndë të krijuar nga zjarret në Gjirokastër, ku u shënua dhe viktima e parë.
Meta shkruan në “Facebook” se humbja e jetës së qytetarit në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është trishtuese dhe i shpreh ngushëllime familjes si dhe i uron bashkëshortes së të ndjerit shërim sa më të shpejtë.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit i bën thirrje qeverisë dhe disa ministrave të angazhohen seriozisht me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, “jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit”.
Ndërkohë, Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për situatën alarmante të zjarreve në Shqipëri dhe viktimën e parë të shkaktuar në Gjirokastër.
Basha thotë se përgjegjësi i situatës po vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe se, sipas tij, masat e qeverisë janë gjysmake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje