Ka ndodhur

Arrestohen autorët e dyshuar për zjarret në vend

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet të jenë autorë të zjarreve në disa zona të qytetit bregdetar.

Sipas njoftimit të policies Vlorë, kanë rënë në pranga shtetasit Selim Qepi, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat, Ilir Skrapaliu, 45 vjeç, banues në Përmet, Leonard Mane, 53 vjeç.

Shtetasi Selim Qepi dyshohet se në datën 27.07.2021, ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Skrapaliu pasi dyshohet se mesditën e të martës ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë