Ka ndodhur

Tentoi të grabiste banesën me thikë, fqinjtët shpëtojnë gruan në plazhin e Durrësit

 Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës për shkak se ka tentuar që të vjedhë me një thikë në banesën e një gruaje.

Një patrullë në plazhin e Durrësit ka marrë informacion se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një person po tentonte të vidhte me dhunë.

Policia ka mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku u kap kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi D.T., 27 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se i riu, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M.B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën u kërcënua gruaja dhe tashmë çështja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë