Dy persona, njëri në Kurbin me iniciale E.Gj., dhe tjetri në Pogradec, F.K., janë vënë në pranga në kuadër të operacionit koduar “Muzgu”.
Për 28-vjeçarin nga Kurbini, kishte informacione se qarkullonte me armë zjarri dhe ai është ndaluar teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benz”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Ndërkohë policia në Pogradec ka arrestuar F.K, të cilit i është sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.
Policia pas informacione që kishte për këtë person, zhvilloi një kontroll në banesën e tij dhe i gjeti arsenalin e armëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje