Bota

Sulmohen dy cisterna nafte në Gjirin Persik, piratët marrin peng ekuipazhin

Të paktën katër cisterna nafte, të cilat po lundrojnë në Gjirin Persik, kanë lëshuar një alarm SOS, sipas mediave izraelite.

Për dy prej tyre, alarmi u kthye më pas. Një nga këto, “Asphalt Princess”, e cila mban flamurin e Panamasë, u mor peng me gjithë personelin në bord, sipas agjencisë britanike të transportit detar.

Të paktën tetë burra të armatosur kanë hipur në anijen tregtare për ta marrë atë nën kontroll. Lajmi u raportua nga mediat britanike dhe izraelite.

Një nga dy sulmet u zhvillua 60 milje larg bregut të Emirateve Arabe, pranë Fujirah. Njësitë e tjera që kanë ngritur alarmin përmes radios, janë “Golden Brilliant”, “Indian Jag Puja” dhe vietnamezja “Abyss”, por në të paktën dy nga këto raste, do të ishin probleme teknike që u kapërcyen më vonë.

Përsëri, sipas burimeve gazetareske, akti u krye nga elementë të afërt me Iranin, i cili aktualisht hedh poshtë akuzat.

Rojet Revolucionare, në fakt kanë mohuar se elementët që i atribuohen Teheranit ose aleatëve të tij, sulmuan anijet në Gjirin e Omanit.

Sipas një shënimi të publikuar nga televizioni shtetëror iranian, Rojet Revolucinare, pohojnë se lajmet e përhapura nga mediat britanike dhe izraelite, në veçanti ato që lidhen me rrëmbimin e “Asphalt Princess”, janë një pretekst për “veprime armiqësore” kundër Republikës Islamike.

Tensioni në të gjithë zonën ka qenë shumë i lartë prej ditësh.

Një ditë më parë, një tjetër cisternë nafte pësoi një sulm me dron në brigjet e Omanit.

Kjo është një nyje thelbësore gjeopolitike për të gjithë planetin, pasi 20.7 milionë fuçi naftë kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit çdo ditë, ose rreth 40% e të gjithë asaj që tregtohet nga deti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë