Ka ndodhur

13 vatra aktive zjarri/ Në Fushë-Arrëz më kritike

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri.

Si më e rrezikshme cilësohet situata në fushë Arrëz pasi flakët kanë arritur në zonat e banuara.

Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por pa cenuar banorët në Gadishullin e Karaburunit, . në fshatin Cukal, në Shkodër.
Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat.

Sipas MM-së po vijon puna për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Ministria tregon dhe vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.
Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë punën nga toka dhe nga ajri.

Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit në Gjirokastër gjatë punës për menaxhimin e flakëve është dëmtuar, por pa detaje të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë