Ka ndodhur

Mbante kallashnikov në banesë, një i arrestuar në Tepelenë

Një person është arrestuar në Tepelenë, me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Policia, në një njoftim për mediat, sqaron se në pranga ka rënë A.D., për të cilin kishte informacione se mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Pas një kontrolli në banesën e tij në fshatin Luftinjë të Memaliajt, policia gjeti një armë zjarri automatik.

A.D. është arrestuar dhe sipas autoriteteve ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”./


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë