Edhe pse situata duket drej normalizimit, edhe 6 vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në vend. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar në bilancin e paradites së të enjtes se 2 vatra janë shuar tërësisht ndërsa 1 vatër është izoluar. Aktiv vijon të jetë zjarrin në Karaburun, Fushë-Arrëz, Gjirokastër dhe Mallakastër.
Në ndihmë të punonjësve vendorë në Fushë Arrëz, ku një ditë më parë rrezikoheshin edhe banesat, kanë shkuar për mbështetje efektivë nga Forcat e Armatosura.
Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.
Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.
Ndërkohë që është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, Bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje