Ka ndodhur

Video/ Durrës, laborator për përpunimin e heroinës dhe kokainës në banesën e marrë me qira

Në Durrës është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për përpunimin e kokainës. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se në pranga kanë rënë Klejton Xhaferri 32 vjeç dhe Ergys Vogli 33 vjeç, ky i fundit i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një banesë në lagjen Nr. 8 në Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 Lekësh të rinj dhe 49 Euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Po ashtu policia sekuestroi 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë, të cilën këta persona e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë