Futboll

Liga e Konferencës/ Laçi sot në skenën e madhe, Teuta me mision irlandez

Laçi dhe Teuta janë dy skuadrat shqiptare që vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Konferenës dhe sot luajnë ndeshjet e para të turit të tretë eliminator. Laçi do të përballet me Anderlehtin, ekipin e madh belg, ndërsa Teuta ndeshet me irlandezët e Shamrok Rovers.

Për Laçin do të jetë një vitrinë e mirë në arenën europiane ndeshja me gjigantët belgë. Sigurisht, këta të fundit janë favoritë absolutë për kalimin e turit, por trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë nuk i presin të dorëzuar këto dy sfida. Kurbinasit kanë humbur një nga lojtarët kryesorë, Mentor Mazrekajn, megjithatë sot, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të përpiqen të tregojnë vlerat më të mira. Laçi ka eliminuar Podgoricën dhe Universitatea Krajovën në dy turet e para.

Laçi feston nje gol. Gazeta Si, 5 gusht 2021

Për Teutën shorti ka qenë shumë bujar, madje ia ka hapur rrugën për të shkuar në fazën me grupe të kompeticionit. Shamrok Rovers është një kundërshtar i kalueshëm për durrsakët, që më pas në Play-Off do të ndeshen me humbësin e çiftit Omonia-Flora Talin. Ndeshja e sotme në Irlandë ka shumë rëndësi për kualifikimin.

Teuta ka kaluar në Ligën e Konferencës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Sherif Tiraspol. Në turin e dytë të Ligës së Konferencës “Djemtë e detit” eliminuan Inter Eskaldes të Andorrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë