Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e të enjtes në fshatin Bujqës të Elbasanit, ku një i mitur ka humbur jetën.
Një 38-vjeçare, me iniciale O.M.,banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën djali i saj i mitur 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.
Dyshohet se në tentativë për të evituar një përplasje, gruaja ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar në një arë.
38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe. Ajo ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje