Politike

“Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, shkel vendimin e Kushtetueses”, Meta kthen aktin normativ për Buxhetin

Presidenti i Republikës, Ili Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021

Sipas Presidentit, alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese

Meta nënvizon në arsyet e kthimit të dekretit se, akti normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës

“Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë

Antikushtetutshmëria e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, tek Bashkia Tiranë ishte objekt vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese

 Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese

Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të…”, janë disa nga argumentet e Metës. Presidenti kujton ndër radhë se, vetëm  brenda 6-muajve, qeveria ka nxjerrë 4 Akte Normative për ndryshimin e Buxhetit 2021.

“Ky është tregues i programimit të dobët financiar”, vëren ai. Ndërkohë, pak ditë më parë, qeveria vendosi t’i kalojë truallin ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë