Futboll

E bujshme! Mesi nuk mund të rinovojë, Barcelona i uron suksese në jetë

Hapa prapa në bisedimet për rinovimin e kontratës së Lionel Mesit me Barcelonën, kur gjithçka duhej vetëm një formalitet. Në komunikatën zyrtare të klubit katalanas flitet për një “akord të arritur”, por që nuk mund të formalizohet dhe duket se pengesë është kufiri i pagave i vendosur nga Tebas.

Ky është një lajm i bujshëm, që pasi është bërë i ditur në Spanjë, është përhapur me shpejtësi. Rinovimi i “Pleshti” merr një kthesë dhe merkatoja e verës po përgatitjet për një tronditje të fortë. Pas fjalëve të përhapura nga shtypi spanjoll, Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruan:

“Edhe pse ka një akord mes Barcelonës dhe Leo Mesit, me një qëllim të të dyja palëve për të firmosur kontratën e re, ajo nuk mund të formalizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore. Përballë kësaj situate, Lionel Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelonën. Të dyja palët ndjejnë keqardhje, që dëshira e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësohen në këtë moment. Barcelona falënderon me zemër lojtarin dhe i uron më të mirën në jetën personale dhe profesionale”.

Zyrtarizimi i rinovimit të Mesit me Barcelonën pengohet nga rregullat e La Ligës, konkretisht nga kufiri i pagave që ka imponuar presidenti Tebas. Megjithatë, në Spanjë mendojnë se kjo histori mund të ndryshoje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë