Futboll

Video/ Anderlehti s’përballohet, leksion Laçit si shënohet me goditje këndi

Ka përfunduar me fitoren 0-3 të Anderlehtit ndeshja e Laçit në “Elbasan Arena”, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një rezultat që praktikisht mbyll gjithçka për kualifikimin dhe kurbinasit do të shkojnë në Belgjikë më shumë si “turistë”.

Skuadra belge nuk është sforcuar shumë, ka shfrytëzuar goditjet standarde, siç bëjnë zakonisht skuadrat eksperte ndaj atyre më të vogla. Delcroix dhe Hoedt realizuan në pjesën e parë dy golat e qetësisë për Anderlehtin në zhvillimet e dy goditjeve këndi, ku skuadra tona hasin më shumë vështirësi.

Në pjesën e dytë Rafaelov shënoi edhe golin e tretë për miqtë nga Belgjika me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Pas këtij momenti stafi i Anderlehtit filloi me ndërrimet, duke u dhënë minuta edhe lojtarëve të stolit. Për Laçin, që sot luajti pa Mazrekajn, ishte e pamundur ta përballonte kundërshtarin, që ka diferenca të mëdha më të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë