Ka ndodhur

Vëllezërit rrahin me sende të forta një person në Borsh

Një 51-vjeçar me iniciale N.P. është arrestuar nga policia ndërkohë që është është shpallur në kërkim vëllai i tij, M.P., 36 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë qëlluar me sende të forta 30-vjeçarin A.S., banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”, në Borsh gjatë një konflikti për motive të dobëta sipas policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë