Ka ndodhur

Plagoset me thikë punonjësi i ujësjellësit në Bulqizë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi kanë plagosur me thikë një 33 vjeçar punonjës të ujësjellësit.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit B.GJ. 32 vjeç dhe M.Zh. 28 vjeç, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G.K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë