Kompania amerikane, Apple, ka njoftuar detajet e një sistemi për të gjetur material të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara.
Para se një fotografi të ruhet në galeri të telefonit, teknologjia do të kërkojë nëse ka material të abuzimit.
Apple ka thënë se nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi i telefonit do të raportohet te ndonjë zyrtar për zbatim të ligjit.
Megjithatë, ekzistojnë shqetësime për privatësi dhe nëse kjo teknologji mund të zgjerohet për kërkime në telefon për përmbajtje të ndaluar.
Ekspertët shqetësohen se teknologjia mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.
Apple ka thënë se versionet e reja të iOS dhe iPadOS – që do të publikohen këtë vit – do të kenë aplikacione të reja të kriptografisë, për të ndihmuar që të mos përhapen materialet abuzuese online.
Sistemi funksionon duke krahasuar fotografitë me një databazë të njohur për imazhe të abuzimit seksual, të përpiluar nga Qendra Kombëtare për Fëmijë të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar si dhe organizata tjera të fëmijëve.
Apple ka thënë se kjo teknologji do të mund të identifikojë edhe versione të modifikuara të imazheve origjinale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje