Kombëtarja amerikane e futbollit të femrave nuk shkoi më shumë se medalja e bronzit në Olimpiadën e Tokios dhe ish-presidenti Donald Trump është hedhur menjëherë në sulm. Sipas tij, skuadra udhëhiqet nga “maniake të së majtës radikale”.
Ky është përkufizimi i Trump, i cili, sipas “Telegraph”, i ka dërguar një mesazh shtypit amerikan, ku mes të tjerash komenton: “Vajzat do të kishin hipur edhe një herë në shkallën më të lartë të podit, nëse nuk do të ishin kaq të impenjuara me anën sociale. Kjo të bën të destinuar për të humbur”.

Amerika e futbollit të femrave fitoi medaljen e brozit, pasi mundi 4-3 Australinë në ndeshjen për vendin e tretë. Shënuan nga dy gola Carli Lloyd dhe Megan Rapinoe. Gjatë viteve të fundit vajzat amerikane kanë fituar gjithçka: 2 Kupa Bote (2015, 2019), si dhe 2 të arta olimpike (2008, 2012). Në këtë Olimpiadë u ndalën në gjysmëfinale nga Kanadaja.
“Duhet të lënë mënjanë të qenit aktiviste dhe të jenë më patriote. Kështu do të kthehen të fitojnë përsëri. Lojtarja me flokët vjollcë luajti shumë keq, ka kaluar shumë kohë duke menduar për çështje të ekstremit të majtë dhe nuk bëri detyrën e saj”, – ka thënë Trump, duke iu referuar Megan Rapinoe, 36-vjeçares që shënoi 2 gola ndaj Australisë.

Rapinoe është aktive në shumë beteja, bashkë me shoqet e saj, sidomos kundër diskriminimit në pagesa mes meshkujve dhe femrave. Përveç luftës për “pay equality” në sport, fituesja e “Topit të Artë” në vitin 2019, është impenjuar mjaft edhe për të drejtat e Lgbt+. Në 2019-ën, pasi fitoi Botërorin në Francë, skuadra e femrave, e udhëhequr pikërisht nga Rapinoe, refuzoi ftesën e Trump për një pritje në Shtëpinë e Bardhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje