Ka ndodhur

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën një grua e moshuar

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Një automjet i drejtuar nga një shtetas nga Lushnja, ka përplasur një grua të moshuar, e cila në atë moment ishte duke kaluar rrugën. E moshuara mori plagë të rënda dhe edhe pse u dërgua me urgjencë për në spitalin e Vlorës, nuk mundi të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa e moshuara ende nuk është identifikuar.

Njoftimi i policisë:
Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A.M., 68 vjeç, banues në Lushnjë, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë