Ka ndodhur

Sekuestrohen 30.000 euro në Kakavijë, francezi i kishte futur në një zarf

Një 62-vjeçar nga Franca është proceduar penalisht, pasi është kapur me një shumë të padeklaruar parash në pikën kufitare të Kakavijës.

Policia bën me dije se shuma e sekuestruar është 30000 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit në një zarf letre 30.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua nga autoritetet si provë materiale.

Shtetasi francez u procedua penalisht për veprat penale i akuzuar për mosdeklarim të parave dhe pastrim parash


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë