Politike

Kadilli: Berisha është plotësisht i shmangshëm

Anëtari i kryesisë se PD-së, Fatbardh Kadilli nënvizon në një koment të tij në Facebook se përpos rolit historik të Berishës në PD, ai është plotësisht i shmangshëm.

“Berisha është plotësisht i shmangshëm. Ashtu si çdo kush tjetër në këtë jetë. Shmanget kur ai vetë nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë. Shmanget, kur ai vetë nuk e kupton se nga i dëshiruar është bërë i padëshirueshëm. Shmanget, kur është bërë problemi, nga zgjidhësi i problemeve që ka qenë dikur. Shmanget, kur nga frymëzim është bërë pezmatim. Kur nga përparim është bërë prapësim. Kur nga e reja është bërë e vjetra. Shmanget, kur nga dhënës është bërë marrës. Shmanget, kur ngulmon të ruaj monopolin e tij dhe të zgjatimit të tij, kryetarit aktual mbi PD. Shmanget kur nuk lejon PD të ringrihet’, shkruan Kadilli.

Sipas tij, Berisha është një institucion në PD që duhet shmangur por jo për tu hedhur poshtë.

“Por për t’i dhënë shansin që nga gremina ku ndodhet dhe vazhdon të përpëlitet të mund të zërë vendin që i takon për veprat e mira që ka lënë.

Shmangia nuk vjen nga mungesa e respektit. Nuk vjen nga mosmirënjohja. Shmangia nuk vjen nga mungesa e ndjeshmërisë. Shmangia nuk vjen nga mungesa e parimeve. Përkundrazi. Shmangia nuk vjen se e kërkojnë amerikanët, por se ishte prej kohësh e nevojshme dhe sot është jetike për PD.

Po kush ta shmangë?

“… Çdo demokrat që e do PD më të madhe se kryetari, ka një mundësi të bëj ndarjen e madhe. Çdo demokrat që e do PD me të madhe se vet PD, ka një mundësi ta shkëpusë veten nga e djeshmja për të ndërtuar një të ardhme. Kur shmanget Berisha si model, fiton demokrati”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë