Një muaj pas arrestimit të ish-drejtorit të Postës në Korçë, policia i ka sekuestruar një pronë që ishte në zotërim të tij.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se sot kanë vendosur në sekuestro preventive një lokal në pronësi të ish-drejtorit Valter Gora.
Gora dyshohet se të ardhurat e paligjshme i ka investuar në blerjen e lokali, të cilin e kishte lënë me qira për filialin e Postës Shqiptare.
Ndërkohë mësohet se vijon puna për të verifikuar dhe evidentuar pasuritë e tjera, që mund të jenë në emër të 41-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij.
Gora është u arrestuar në datë 14 Korrik, në kuadër të operacionit policor “Kontrata” dhe akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje