Përpara është “Comunity Shield” për Mançester Sitin, por tema kryesore në konferencë shtypi ka qenë merkatoja e verës dhe në veçanti dy emra: Leo Mesi dhe Herri Kejn. Pep Guardiola i ka mbyllur dyert argjentinasit, ndërkohë që ka folur me superlativa për lojtarin e Totenhemit, duke theksuar se i intereson skuadrës që ai drejton.
“Mesi nuk është absolutisht në planet tona, – ka pohuar Guardiola. – Kemi marrë Grealish, ai do të veshë fanellën me numrin 10, jemi të bindur për nivelin e tij dhe ishim të bindur se Mesi do ta vazhdonte karrierën te Barcelona. Nuk mendojmë më për të. Ishte një superizë largimi i Mesit, Laporta ishte i qartë për arsyet. Si tifoz katalnas, do të më pëlqente të qëndronte te Barcelona.

Kam një vlerësim shumë të madh për lojtarin më të jashtëzakonshëm që kam parë në jetën time. Dua ta falënderoj, sepse e ngriti Barcelonën në një nivel tjetër, ai e bëri këtë skuadër të dominojë botën dhjetëvjeçarin e fundit dhe i uroj më të mirat. Nuk do të harrohet kurrë. Shpresojmë që një ditë të thehet se është më i miri i të gjitha kohërave, sepse e meriton. Nëse Laporta ka arritur në këtë situatë, kjo ka ndodhur, sepse ai që ishte para tij nuk ka bërë një punë të mirë”.
Pasi mori Xhek Grealish për 100 milionë stërlina nga Aston Vila, Mançester Siti është gati për një sforco tjetër për të kënaqur trajnerin spanjoll, i cili pranon se i intereson Kejn: “Është një lojtar i Totenhemit dhe nëse ky klub nuk pranon negociatat, çdo gjë merr fund. Nëse është i hapur për bisedime, mendoj se jo vetëm Siti, por edhe klube të tjera të mëdha do donin ta merrnin Herri Kejn. Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, nuk ka dyshime. Sigurisht që na intereson, por është i Totenhemit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje