Agjencitë e inteligjencës amerikane po gjurmojnë në një thesar të të dhënave gjenetike që mund të jenë çelësi për të zbuluar origjinën e koronavirusit. Lajmi u zbulua nga CNN, sipas së cilit, hetuesit amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të dhëna gjenetike nga 22,000 mostra virusesh që ishin duke u studiuar në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Të dhëna që do të shërbejnë për të sqaruar hipotezën e rrjedhjes aksidentale të virusit.
Një katalog gjigant i informacionit – Kjo paketë informacioni, përmban skema gjenetike të nxjerra nga mostrat e virusit të studiuara në laboratorin Wuhan, Kinë, të cilat disa zyrtarë besojnë se mund të ketë qenë burimi i shpërthimit të Covid 19.
Është e paqartë se si, ose kur, agjencitë e inteligjencës amerikane fituan qasje në informacion, por makinat e përfshira në krijimin dhe përpunimin e këtij lloji të të dhënave gjenetike nga viruset, zakonisht janë të lidhura me serverë të jashtëm të bazuar në “cloud” dhe për këtë arsye potencialisht të cenueshëm.
Sasisë së madhe të të dhënave, megjithatë, i shtohet edhe vështirësia e gjuhës: dokumentet, në fakt, janë të shkruara në gjuhën kineze. Prandaj, ekspertët amerikanë do të kenë nevojë për ndihmën e një eksperti kinez të besuar për t’i deshifruar ata.
Të dhënat e hequra nga interneti – Të dhëna të tilla u hoqën nga interneti nga zyrtarët kinezë në shtator 2019 dhe Kina, që atëherë nuk ka pranuar t’ia dorëzojë këtë dhe të dhëna të tjera të papërpunuara mbi rastet e hershme të koronavirusit, OBSH-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burimet e cituara të CNN, as nuk kanë konfirmuar dhe as mohuar se inteligjenca po analizon të dhënat në lidhje me ato 22 mijë mostra.
Biden: 90 ditë për një raport mbi origjinën e Covid – Sidoqoftë, puna e madhe në progres, megjithatë, mund të mos jetë e mjaftueshme për të vërtetuar përfundimisht nëse virusi ka origjinën në laboratorin Wuhan apo nëse doli natyrshëm për herë të parë.
Në të njëjtën kohë, është një pjesë e hetimit që konsiderohet shumë e rëndësishme për të bërë përparim, për të cilën Shtëpia e Bardhë po punon shumë, duke marrë parasysh që Joe Biden majin e kaluar i dha inteligjencës 90 ditë kohë për të hartuar një raport mbi origjinën e Covid.
Përgjigja e Pekinit – Përgjigja e Pekinit është e menjëhershme. “Global Times”, një gazetë në gjuhën angleze, e cila përfaqëson jo zyrtarisht pozicionin e qeverisë kineze, kritikon Shtetet e Bashkuara për përpjekjen për të ndërtuar “gënjeshtra” në lidhje me laboratorin Wuhan dhe për të vërtetuar se koronavirusi ka lindur atje, duke tërhequr një paralele me provat (false) të armëve të shkatërrimit në masë, që Uashingtoni përdori për të sulmuar ushtarakisht Irakun në vitin 2003.
“Administrata e Bidenit dhe inteligjenca amerikane, po përpiqen të rrëmbejnë trurin e tyre për të shpifur për Kinën me çdo mjet”, – shkruan “Global Times” në një editorial.
Lidhur me artikullin e CNN, sipas gazetës, është një “gënjeshtër gjigante”, sepse “Instituti i Virologjisë Wuhan, ka provuar vazhdimisht pafajësinë e tij, ekipi i ekspertëve nga Organizata Botërore e Shëndetit tha se është “jashtëzakonisht e pamundur”, që një rrjedhje laboratorike mund të kishte shkaktuar shpërthimin e virusit në Wuhan” dhe “në një përpjekje për të përmbysur këto përfundime”, SHBA “po anashkalon pengesat thelbësore – mungesën e provave, të njëjtën vështirësi në gjurmimin e origjinës – përmes mistikës së shërbimeve sekrete”.
Përfundimi i editorialit, është se “agjencitë e inteligjencës amerikane, nuk janë të plotfuqishme në mbledhjen e informacionit. Shpresat e Uashingtonit për t’i dhënë një goditje të rëndë Kinës, duke përdorur gënjeshtra, nuk do të kenë kurrë sukses”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje