Futboll

Video/ Brazili nuk e fal medaljen e artë në Tokio, mund Spanjën në shtesë

Në Yokohama medaljen e artë në futbollin e meshkujve e ka fituar Brazili, që mundi 2-1 Spanjën në shtesë. Kjo është medalja e dytë e artë radhazi për Seleçaon, pas asaj që fitoi 5 vjet më parë në shtëpi ndaj Gjermanisë.

Zhgënjim te Spanja, ku trajneri De La Fuente u mbështet te 6 lojtarë që ishin protagonistë në Europianin e fundit: Unai Simon, Pau Torres, Dani Olmo, Pedri, Erik Garcia dhe Ojarzabal.

Në pjesën e parë Brazili humbi një penallti me Riçarlison. Ishte minuta e 38-të, por në fund të kësaj pjese Kunha zhbllokoi rezultatin, pas një asisti të të përjetshmit Dani Alvesh që fiton edhe trofen që i mungonte në palmaresin e tij.

Në pjesën e dytë Spanja arriti të barazonte me Ojarzabal, në minutën e 61-të. Koha e rregullt u mbyll në barazim, 1-1, kështu që u desh shtesa, ku Brazili gjeti golin e fitores në minutën e 108-të më Malkom. Festë e ligjshme për brazilianët në Tokio për një medalje të artë plotësisht të merituar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë