Futboll

Çelsi rrit ofertën në 115 mln euro “cash”, mbyllet historia e Lukakut tek Interi

Romelu Lukaku ka kërkuar të mos stërvitet dhe nuk do të shkojë në Parma me Interin. Sapo të formalizohet oferta e fundit e Çelsit, klubi zikaltër do të thotë “Po” dhe lamtumira e sulmuesit belg është e sigurt.

Kthesa pritej nga momenti në moment dhe ndodhi sot. Lukaku është duke kaluar nga Interi te Çelsi për shifrën rekord të 115 milionë eurove. Pas maratonës telefonike të së premtes, sot Marina Granovskaia i ka bërë të ditur homologut të saj Bepe Marota se londinezët janë gati të rritin ofertën. Në kuotën e 115 milionë eurove “cash” Interi do të pranojë dhe do të nisë menjëherë gjuetinë për zëvendësuesin e belgut.

Romelu Lukaku. Gazeta Si, 7 gusht 2021

Tani pritet që në zyrat e Interit të vija oferta e shkruar e Çelsit, që do t’u japë fund bisedimeve dhe do të zyrtarizojë marrëveshjen. Që akordi ishte shumë pranë, u kuptua që në mëngjes, kur Lukaku kërkoi të mos stërvitej dhe të mos shkojë në Parma, ku nesër Interi do të kryejë testin e parafundit para kampionatit.

Mbrëmjen e sotme do të mbyllet gjithçka sa i takon kësaj lamtumire të dhimbshme tek interi. Çelsi do të ketë kështu sulmuesin e kërkuar në kohë për Superkupën e së mërkurës ndaj Vilarrealit, ndërsa Interi do të rregullojë bilancin me 115 milionë eurot që do të marrë nga shitja e tij. Vlahoviç, Zapata dhe Xheko janë kandidatët për të zëvendësuar sulmuesin belg, duke përjashtuar ndonjë surprizë nga jashtë Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë