Sport

Dita e fundit e Olimpiadës, Kina ruan kryesimin në tabelën e medaljeve

Kanë mbetur edhe garat e fundit, 8 gushti shënon mbylljen e Lojërave Olimpike të Tokios, ku tabelën e medaljeve vazhdon ta kryesojë Kina. Vetëm se tani skuadra olimpike kineze ndjen shumë afër kërcënimin e Amerikës.

Kina mban vendin e parë me 38 medalje të arta, Amerika ka 2 më pak, por është ende në lojë për të arta të tjera, pasi ka dalë në finalen e basketbollit të femrave dhe në finalen e volejbollit të femrave. Në total Amerika ka më shumë medalje se Kina, 108 kundrejt 87, por janë të artat ato që kanë vlerë.

Renditja e 10 vendeve te para 1 dite para mbylljes se Olimpiades. Gazeta Si, 7 gusht 2021

Vendet e tjera janë të shkëputura në tabelë. Japonia mban vendin e tretë me 27 të arta, Rusia me 20 të arta dhe në vend të 5-të Britania e Madhe me po kaq medalje të arta. Pastaj vijnë me radhë Australia më 17 të arta, Gjermania, Holanda dhe Italia me nga 10 secila dhe mbyll 10-shen e parë Franca, me 9 medalje të arta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë