Një 49-vjeçar në Durrës është vënë në pranga për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Bëhet e ditur se 49-vjeçari Artur Beqiri, i ka vënë zjarrin ditën e djeshme një sipërfaqe toke në lagjen nr. 15 në Durrës. Për pasojë, janë djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.
Ndërkohë, Policia në Fier ka vënë në pranga dy persona që i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz.
Nga hetimet rezulton se dy të arrestuarit janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.
Bëhet e ditur se 49-vjeçari Arben Muskaj dhe 41-vjeçari Zarif Muska, banues në Afrim i Ri i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz më 6 gusht. Për pasojë, është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarësh me shkurre e pisha. Kurse, zjarrin në pyllin e fshatit Kreshpan ata e kanë vënë më 28 korrik.
Po ashtu, Policia në Belsh ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia.
Bëhet e ditur se i riu, banues në Dragot, dyshohet se ishte duke djegur disa mbeturina në pronën e tij në fshatin Dëshiran, kur situata i ka dalë jashtë kontrollit.
Ai nuk ka mundur të kontrollojë dot zjarrin dhe për pasojë janë djegur rreth 450 rrënjë ullinj. Ullinjtë ishin në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.
Po ashtu, Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”,R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë.
Dyshohet se 52-vjeçari është autori i zjarrvënies në vendin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje