Sport

Tokio 2020/ Amerika kalon Kinën dhe e mbyll e para, Serbia merr të artën e fundit

Medalja e fundit e artë e Lojërave Olimpike të Tokios i ka takuar Serbisë, që ka triumfuar në finalen e vaterpolos për meshkuj ndaj Greqisë, 13-10. Me këtë medalje janë mbyllur zyrtarisht kompeticionet në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Në tabelën e medaljeve vendin e parë e ka zënë Anmerika, që në ditën e fundit ka parakaluar Kinën. Amerika ka fituar në total 113 medalje (39 ari, 41 argjendi dhe 33 bronzi), kurse Kina fitoi 88 medalje në total (38 ari, 32 argjendi dhe 18 bronzi). Në vend të tretë të zotët e shtëpisë, Japonia, me 58 medalje në total (27 ari, 14 argjendi dhe 17 bronzi).

Tabela perfundimtare e medaljeve. Gazeta Si, 8 gusht 2021

Pastaj vijnë me radhë Britania e madhe me 22 medalje ari, 21 argjendi dhe 22 bronzi (65 në total), ROC (Rusia) me 20 medalje ari, 27 argjendi dhe 23 bronzi (70 në total), Australia me 17 ari, 7 argjendi dhe 22 bronzi (46 në total), Holanda me 10 ari, 12 argjendi dhe 14 bronzi (36 në total), Gjermania me 10 ari, 11 argjendi dhe 16 bronzi (37 në total), Franca me 10 ari, 12 argjendi dhe 11 bronzi (32 në total) dhe mbyll 10-shen Italia me 10 ari, 10 argjendi dhe 20 bronzi (40 në total).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë