Sport

Fiket flaka olimpike në Tokio, Lojërat lënë takim në Paris 2024

Olimpiada e Tokios është mbyllur zyrtarisht. Pas garave të fundit në program, është zhvilluar ceremonia e mbylljes, ku fillimisht kanë parakaluar gjithë sportistët. Më pas kryebashkiakja e Parisit, ku do të zhvillohet Olimpiada e 2024-ës ka marrë stafetën. Kanë folur gjatë ceremonisë presidenti i CIO-s, Bach, si dhe presidentja e komitetit organizativ të Lojërave. Në fund shuarja e flakës olimpike.

Momenti i fikjes se flakes. Gazeta Si, 8 gusht 2021

Fjalimi përmbyllës i Lojërave Olimpike i ka takuar presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Thomas Bach, pranë të cilit ndodheshin sportistë që përfaqësonin të pestë kontinentet. “Deklaroj zyrtarisht të mbyllura Lojërat e Olimpiadës së 32-të”, – ishte fraza klasike e Bach.

Momenti i parakalimit te sportisteve. Gazeta Si, 8 gusht 2021

Pas himnit olimpik, në skenë bashkë me presidentin e CIO-s u ngit edhe kryebashkiakja e Parisit, së cilës i janë dorëzuar kredencialet për organizimin e Olimpiadës së radhës. Nga guvernatorja e Tokios, nëpërmjet Bach, flamuri ka kaliar në duart e përfaqëeses franceze. Në fund edhe fikja e flakës olimpike, Tokio 2020 jep lamtumirën dhe lë takim në Paris Paris 2024.

Gjatë ceremonisë së mbylljes jashtë stadiumit ka pasur shumë njerëz me emocione të ndara. Disa kanë protestuar për faktin që nuk u lejuan t’i ndiqnin Lojërat nga afër në salla, kurse të tjerë kanë dashur të takojnë sportistët. Në Paris ishin mbledhur gjithashtu shumë njerëz, por flamuri olimpik nuk u valvit në kullën Eifel për shkak të kohës së keqe.

Flamuri olimpik i dorezohet kryebashkiakes se Parisit nga Bach. Gazeta Si, 8 gusht 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë