Futboll

Video/ Vrionit i bën mirë Austria, tjetër gol i rëndësishëm për sulmuesin kuqezi

Kalimi te Tiroli në kampionatin austriak duket se ka qenë lëvizja e duhur për sulmuesin e Kombëtares, Xhakomo Vrioni, i cili po shfaqet si një golashëneus tipik me skuadrën e re. Vrioni ka shënuar edhe sot një gol të rëndësishëm për Tirolin, i dyti në dy ndeshje aktivizim.

Sulmuesi shtatlartë kaloi Tirolin në avantazh gjatë pjesës së parë të ndeshjes me LASK-un, duke çuar me qetësi në rrjetë një top të ardhur nga e majta. Vrioni luajti 90 minuta në këtë ndeshje, ku skuadra e tij nuk mundi ta ruante epërsinë dhe mori vetëm 1 pikë, pas barazimit 1-1. Për sulmuesin shqiptar është shumë e rëndësishme që të luajë në vazhdimësi.

Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar nga Juventusi pikërisht për këtë qëllim dhe futbolli austriak duket se po i sjell fat atij, pasi një nisje me 2 gola në 2 ndeshje është vërtet premtuese. Interesant është fakti se në 3 javë kampionat, Tiroli ka regjistruar 3 barazime me të njëjtin rezultat, 1-1. Dhe në dy ndeshjet e fundit, ndaj Austrisë së Vienës dhe LASK-ut, golat i ka shënuar Vrioni, që i ka dhënë 2 pikë skuadrës, duke marrë rolin e protagonistit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë