Banorët dhe zjarrfikësit në Greqi vazhdojnë të luftojnë flakët me gjysmë milioni hektarë tashmë të kthyer në hi nga shkatërrimi i madh.
Situata në frontet e zjarreve mund të jetë përmirësuar dhe mund të mos kërcënojë drejtpërdrejt vendbanimet, megjithatë ringjalljet e zjarreve janë konstante dhe lufta për të shtatën ditë radhazi që zjarri të mos arrijë përsëri në qytet është e madhe.
Observatori Kombëtar i Athinës ka paraqitur sot një bilanc paraprak rreth situatës dhe zonave të djegura. Në Evia janë djegur rreth 460,000 hektarë, në Atikë 80,000 hektarë dhe në Laconia 110,000 hektarë.
Sipas vlerësimit të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit Pyjor deri tani në Evia 38% e zonave të djegura janë zona pyjorë, në Atikë sipërfaqja e djegur pyjore arrin në 37%, ndërsa në Laconina në 7%.
Më shumë se 2,000 njerëz tashmë janë evakuuar nga ishulli.
Zyrtarët lokalë thanë se disa pjesë të ishullit tashmë janë shkatërruar derisa u ankuan se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret.

Kryetari i qytetit Istiaia në ishullin Evia, Giannis Kontzias, tha për mediat lokale se, “tashmë është shumë vonë, zona është shkatërruar”.
Greqia po përballet me valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vitet e fundit. Temperaturat kanë shkuar deri në 45 gradë Celsius (113F).
Gjatë ditëve të fundit zjarre ka pasur edhe në rajone tjera të Greqisë. Një zjarr në periferinë veriore të Athinës thuhet se është shuar. Ekspertët thonë se vala e nxehtësisë po bëhet më e mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Me një situatë të tillë gjatë kësaj periudhe janë përballur edhe vende tjera, përfshirë Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zjarrëfikësve grekë po u dalin në ndihmë edhe zjarrëfikësit nga vendet tjera përfshirë Ukrainën dhe Rumaninë.
Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës i tha gazetës “Eleftheros Typos” se nxehtësia nga zjarret në Evia dhe vende tjera ishte aq e lartë saqë “avullohej edhe uji nga avionët dhe mjetet tjera” para se të arrinte në vatrën e zjarrit.
Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha të shtunën (7 gusht) se u është ofruar strehim i përkohshëm 2.000 njerëzve që janë evakuuar.
Sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit dhe Pyjeve në 10 ditët e fundit 56,655 hektarë tokë janë djegur në Greqi. Numri mesatar i hektarëve të djegur gjatë së njëjtës periudhë midis 2008 dhe 2020 ishte 1.700 hektarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje