Politike

PD e Korçës në rënie të lirë, pas kryesisë, dorëhiqen edhe 51 drejtues seksionesh dhe Lidhjes së Gruas

Dega e Partisë Demokratike Korçë po shkon në rënie të lirë.  

51 drejtues seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas do të jenë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.

Ata kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet që kanë, me një letër përmbajtja e së cilës është thuajse e njëjtë me atë të fund Korrikut kur dhanë dorëheqjen kryetari i PD-së së Korçës, Andrea Mano dhe gjysma e kryesisë së degës.

“Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Koordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese. Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë”, tha Leonard Trebicka, ish anëtarë i kryesisë.

Atë çka po ndodh në Korçë, lidershipi aktual i PD-së e ka përcjellë me heshtje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë