Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, duke iu kërkuar t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”, ose siç njihej deri para disa javësh, Mini-Shengenit Ballkanik.
Zaev thotë në një intervistë për gazetën “Politika” se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.
“Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi duhet t’i bashkohen këtyre perspektivave të përbashkëta, të mira për popujt tanë,” tha Zaev.
Sipas tij, qëllimi është që njerëzit të ndiejnë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të ndihmës së shpejt, si dhe të presin që përfitimet të vërehen shumë shpejt në buxhetin e familjes së një milion familjeve, dhe në cilësinë e jetën e një milion qytetarëve.
Ai rikujton se “Ballkani i hapur” nuk është alternativë e BE-së por zbatim i asaj që duhet ta zbatojë edhe vet BE-ja.
“Ballkani i hapur” është i komplementar dhe jo në kundërshtim me BE-në. Ballkani i hapur është përforcues i agjendës sonë evropiane, me çka të tre vendet ngelen të përkushtuara në agjendat dhe obligimet për anëtarësim në BE. Por, u pajtuam se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do ta ndalin integrimin e tyre për shkak sinjaleve konfuze që Brukseli dërgon lidhur me zgjerimin për të cilin deri dje theksonin e është strategjike për BE-në. Ndërkohë që BE-ja në mëngjes zgjerohet e në mbrëmje mbyllet, rruga jonë është e hapur edhe natën edhe ditën, pa dilema për bashkëpunim të përkushtuar, të fqinjësisë, solidaritetit, më tepër liri dhe jetë më të mirë për çdo qytetarë nga rajoni”, shprehet Zaev.
“Nëse vendet anëtare mundeshin ta krijojnë BE-në, pse ne nuk mundemi ta krijojnë “Ballkanin e hapur”. Modelin e kemi dhe falë Zotit mësojmë nga gabimet tona në të kaluarën por edhe nga gabimet e BE-së. Mënyra e vetme si mundemi ta përmirësojmë jetën në rajon është ta sjellim atë që qytetarët e kanë në Gjermani, në Francë, Austri, Itali, këtu në rajon. E të gjithë e dimë se këto vende tona mike do të na ndihmojnë në transferimin e përvojave, dijes dhe standardeve”, thotë Zaev.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje