Futboll

Broja huazohet te Southemptoni, sezoni i parë në Premier për sulmuesin kuqezi

Kanë marrë fund dilemt për të ardhmen e Armando Brojës, sulmeusit të Kombëtares, i cili do të ketë shansin ta provojë veten në Premier Ligë. Ai do të luajë me Southemptonin, si lojtar i huazuar nga Çelsi.

Deri tani ishin përmendur disa pista, mes tyre edhe interesimi i Udinezes në Serinë A, por futbollisti kuqezi tashmë kë kaluar edhe vizitat mjekësore me ekipin e shenjtorëve, siç quhet Southemptoni në Angli. Për këtë marrëveshje kanë qenë dakord të gjitha palët, Çelsi, vetë lojtari dhe klubi i tij i ri që beson te kualiteti i 19-vjecarit.

Detajet i ka zbuluar gazetari italian, Fabricio Romano. Broja do të luajë për një sezon në formë huazimi te Southemptoni, ku do të fitojë eksperiencën që më pas do ta ndihmojë për të qenë gati për Çelsin. Pasi kaloi me sukses provën holandeze, Broja ka mundësinë e madhe për të bërë hapin cilësor në karrierë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë