Merkato nuk bëhet vetëm në futbollin e meshkujve, por edhe atë të femrave, sidomos te Vallaznia, skuadra kampione e Shqipërisë, që po përgatitet për aventurën e saj në Ligën e Kampionëve. Presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija, ka prezantuar sot 6 blerje të reja, e 7-a vjen nesër, që vijnë nga Kosova, Spanja dhe Amerika.
Ai ka pozuar me blerjet e reja në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa klubi shkodran ka zyrtarizuar përforcimet e fundit në fazqen e vet. Pjesë e vajzave kuqeblu për sezonin e ri do të jenë tre kosovaret Qëndresa Krasniqi, Gresa Berisha dhe Lumbardha Misini. Porta përforcohet me spanjollen spanjollen Ana James Buhigas, nga Kanadaja vjen nesër mbrojtësja Bruklin Ada Tider, kurse nga Amerika vijnë mesfushorja Julia An Satler dhe sulmuesja Melisa Alison Garcia.

Me këto 7 lojtare të reja Vllaznia blindon çdo repart të saj në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, ndërsa në kampionatin shqiptar diferenca me rivalet me siguri do të jetë më e madhe. Dominimi i skuadrës shqiptare në futbollin e femrave sa vjen dhe rritet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje