Politika e drejtuesve të Bajernit është e njohur tashmë: sapo një lojtar shkëlqen në Bundesligë, shumë shpejt ai bëhet bavarez. Kështu dominimi në Gjermani është absolut, sepse skuadra përforcohet me më të mirët, por në të njëjtën kohë edhe rivalët dobësohen.
Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, ka konfirmuar së fundi se klubi po vlerëson mundësinë e blerjes së sulmuesit Erling Haland nga Borusia Dortmund. Salihamixhiç ka folur të dielën për kanalin gjerman “Sport 1”, ku ka pohuar se Bajerni do të ishte një klub “diletant”, nëse nuk do ta shihte si mundësi afrimin e norvegjezit.

Në fakt, sipas “Sky”-it gjerman, do të ishte shumë e vështirë që Bajerni të rivalizojë financiarisht me klubet e tjera të interesuara për Haland, kryesisht ato angleze. Për momentin, bavarezët nuk do të ishin në gjendje të përmbushnin kërkesat e larta të 21-vjeçarit dhe të paguanin komisionet për transferimin e tij. Megjithatë, kur te Bajerni përmendin emra, nuk e bëjnë sa për të bërë zhurmë në merkato.
Haland e nisi sezonin me një tripletë në Kupën e Gjermanisë. Është një nga sulmuesit më të mirë të momentit dhe bavarezët e shohin si pasardhësin e Robert Levandovskit, por kuptohet që për shërbimet e tij duhet të bëjnë një sforco financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje