Zv.kryeministri Erion Braçe kërkoi nga qytetarët që të jenë më aktiv ndaj situatës së krijuar nga zjarret.
Braçe nënvizoi se ndëshkimi i atyre që vënë zjarret me qëllim duhet të jetë maksimal.
“Pse habiteni? Është krim dhe terror! Zjarr i vënë me qëllim e me dorë njeriu është! nuk shuhet me uuuuaaaa mami e as me këngë mllefi! Njerëz të tjerë po e shuajnë dhe janë 1 milion fish më të mirë se kriminelët që e ndezën dhe sehirxhinjtë në fb…
Natyrisht që të gjithë bashkë po ja dalin të shuajnë zjarrin aty dhe kudo, por kjo është njëra anë, beteja nuk nis tek zjarri. Është terrorizëm dhe beteja është me ndezësit e zjarrit; duhet ta bëjnë fort, qartë dhe me tolerancë zero të gjitha agjencitë e sigurisë në vend, policia, antiterrori, shërbimet inteligjente, prokuroria e gjykata! Zjarrvënësit duhen ndëshkuar si terroristë!’, shkruan Brace, duke ftuar qytetarët që të bëhën bashkë kundër zjarrëvënësve.
“Ndaloje e nëse nuk ja del njofto policinë!”, bën thirrje ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje